PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale, kjo është lista e kandidatëve për kryetarë të komunave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale, kjo është lista e kandidatëve për kryetarë të komunave

    Insajderi
    27 July 2025 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.

    Në frymën e këtij angazhimi, Kryesia e PDK-së, në bazë të nenit 48, paragrafi 13 të Statutit të Partisë, ka votuar dhe miratuar sot listën përfundimtare të 31 kandidatëve për kryetarë të komunave.

    PDK ka bërë të ditur se për degët e PDK-së në Deçan, Drenas, Gjilan, Istog, Junik, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë, të cilat kanë organe të emëruara apo që janë të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së të datës 28 mars 2022, është zbatuar Rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash, e miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së.

    Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

    1. Prishtinë – Uran Ismaili
    2. Ferizaj – Agim Aliu
    3. Prizren – Shaqir Totaj
    4. Mitrovicë – Arian Tahiri
    5. Vushtrri – Ferit Idrizi
    6. Skenderaj – Sami Lushtaku
    7. Drenas – Petrit Hajdari
    8. Kaçanik – Sabedin Vishi
    9. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
    10. Gjilan – Riad Rashiti
    11. Pejë – Arta Nallbani
    12. Gjakovë – Ervin Shabani
    13. Klinë – Sokol Bashota
    14. Lipjan – Shukri Buja
    15. Shtime – Përparim Ramusa
    16. Dragash – Shaban Shabani
    17. Malishevë – Gëzim Krasniqi
    18. Rahovec – Edon Cana
    19. Suharekë – Dardan Berisha
    20. Podujevë – Isak Shabani
    21. Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
    22. Kamenicë – Jona Arifi
    23. Viti – Bekim Azizi
    24. Istog – Ali Nimanaj
    25. Deçan – Korab Mushkolaj
    26. Zubin Potok – Izmir Zeqiri
    27. Zveçan – Ilir Peci
    28. Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
    29. Leposaviq – Shaqir Hetemi
    30. Shtërpcë – Garip Sahiti
    31. Novobërdë – Selatin Nuhiu

    “Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së.

    Me miratimin e kësaj liste, përmbyllet zyrtarisht procesi i kandidimit për kryetarë të komunave.

    PDK do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera, Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë, vetëm me listë të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Ndërkaq, në Graçanicë, do të garoj në një listë të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark