PDK'ja dështon keq në këtë konsullatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK’ja dështon keq në këtë konsullatë

    Insajderi
    27 February 2025 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës duket se nuk ka arritur ta mobilizojë votën sa duhet në konsullatën e Pragës së Çekisë.

    Aty, ka arritur ta marrë vetëm një votë, aq sa edhe partia Fjala.

    Votuesi i vetëm në këtë konsullatë ka zgjedhur që në Kuvend nga PDK’ja ta përfaqësojnë Bedri Hamza, Ferat Shala, Ariana Musliu-Shoshi, Arben Mustafa, Përparim Gruda, Genc Prelvukaj, Florentina Vokshi, Granit Berisha dhe Burim Januzi.

    Subjekti politik më i votuar del të jetë Lëvizja Vetëvendosje, me 36 vota.

    Pas saj, është Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 vota. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark