
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e një bujku në fshatin Kovaçicë të Mitrovicës.
Peci thotë se në këtë fshat ish-ushtari i UÇK-së, Jashar Istrefi ushtron veprimtarinë bujqësore e blegtorale.
Peci shihet se ka hypur në traktor dhe aty ia lëshon zërin dhe muzikës.
Postimi i tij i plotëPak metra larg trollit të Ukshin Kovaçicës, në Kovaçicë e kemi heroin e gjallë të ditëve tona, që ushtron veprimtarinë bujqësore e blegtorale, ushtari i UÇK-së, Jashar Istrefi.
Ai është përfitues i grantit në vlerë prej 49,704.00€ për investime në mekanizëm bujqësor.
Aktualisht, ai mbareshton 40 lopë me viça, prej të cilave 20 janë qumështore , duke siguruar një bazë të fortë për rritjen e fermës dhe prodhimin cilësor të qumështit.
E pamjes mahnitëse e piktoreske të Kovaçicës i ka dhënë hijeshi ferma e Jasharit, e cila e bën fshatin një mozaik të bukurisë natyrore dhe suksesit bujqësor.