Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…

    Insajderi
    12 July 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një vizite në SHBA, Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të vitit 2020 mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar.

    Por një reagim i ashpër erdhi nga ish-ambasadori Lulzim Peci, i cili e kundërshtoi këtë vlerësim, duke thënë: Nga qielli mund të shihet se kjo marrëveshje nuk është zbatuar.

    Ai akuzoi Qeverinë Kurti për moszbatim të marrëveshjes, duke theksuar pasojat afatgjata: Po të ishte zbatuar Marrëveshja e Uashingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do të bëhej nyje e shpërndarjes së tij në Shqipërinë veriore, Mal të Zi dhe Serbi.


    Ai kujtoi se në vitin 2021 zyrtarë të Qeverisë e kishin quajtur atë gaz si “gaz rus”, megjithëse “një masë e konsiderueshme e tij do të vinte nga SHBA-të në formë të lëngët.”

    Peci përmendi edhe mosveprimin për linjën hekurudhore Prishtinë–Durrës dhe për Liqenin e Ujmanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark