Peci për situatën në Kuvend: Jemi vendos para murit, duket vështirë i kalueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci për situatën në Kuvend: Jemi vendos para murit, duket vështirë i kalueshëm

    Insajderi
    18 April 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

    Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, lidhur me këtë tha se opozita e ka vendosur Kosovën në gjendje kurthi.

    “Jemi para murit, deputetët dhe Kosovën në gjendje të kurthit vendosi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe”. Ne kemi pranuar përgjegjësinë që na kanë jep qytetarët, të gjithë ata që kanë votu kundër, kanë votuar kundër vetvetes. Unë kam dhënë dorëheqje tek eprori i im. Si institucion, si Kuvend jemi vendos para murit që duket vështirë i tejkalueshëm”, tha ai në TV1, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark