Peci - opozitës: S’ka zgjidhje tjetër, votoni zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci – opozitës: S’ka zgjidhje tjetër, votoni zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Insajderi
    19 April 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    VV ka dështuar t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, të cilën e propozoi para Kuvendit të ri.

    Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pas kësaj kërkoi nga partitë opozitare që të mos e vonojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht grupit më të madh parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Jemi në një momentum të ri. E drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje opozitës që të mos e vonojnë këtë pikë pasi kryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht VV-së”, ka thënë Peci.

    Ai shtoi se është menduar që opozita tashmë e ka tejkaluar “xhelozinë për humbjen e zgjedhjeve”, por pavarësisht kësaj, topi është në fushën e tyre.

    “Sido që të jetë, është në dorën e tyre ta aprovojnë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit. Në të kundërt, nuk ka opsion tjetër”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark