Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas kritikave lidhur me dhënien e granteve të fundit nga Ministria e Bujqësisë, ku disa individë të lidhur me pushtetin kanë përfituar grante të mëdha. Bujë kanë bërë këto grantet që iu janë dhënë vëllait dhe dajës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, të dyve nga 100 mijë euro, si dhe këshilltarit të ministrit Peci, shkruan Insajderi.
Ndërkohë, gratë e Krushës kanë përjetuar refuzimin e aplikacioneve për grante.
Lidhur me këtë situatë, ministri Peci ka ofruar një sqarim të detajuar, duke theksuar se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrije Hotin, përfaqësuese e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, duke kërkuar kthimin e shumës prej 17,800 eurove.
Peci tha se ky informacion, për çudi, nuk është raportuar asnjëherë në media.
“Për rikujtim, në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK), ndërsa Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK),” ka deklaruar Peci, duke e lidhur këtë ngjarje me periudhën e qeverisjes së kaluar.
Ministri ka shtuar se do të bëjë të ditur edhe një herë, në një dalje të mëvonshme, se gratë e Krushës kanë përjetuar refuzimin e granteve edhe nga qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Ky sqarim i ministrit vjen pas kritikave të shumta lidhur me preferencat në dhënien e granteve dhe akuzave për favore ndaj individëve të lidhur ngushtë me qeverinë.
Reagimi i plotë: