×
  • Lajme
  • Analiza

    Pecit i shkon huq mundi për ta mbuluar skandalin e 200 mijë eurove, akuzohet për shpifje nga emrat që i atakoi

    Insajderi
    20 November 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të hënën publikoi disa emra që sipas tij janë të anëtarë të partive politike që janë përfitues të skemës së granteve gjatë mandatit të tij. Por, që po del se ministri ka manipuluar me disa nga të dhënat që dha me përpjekjen për të mbuluar skandalin. Më vonë ministri edhe u detyrua të ndërhyjë në postim, duke fshirë shpifjen që bëri.

    Ndaj ministrit, Peci është paralajmëruar se do ushtrohet padi për shpifje.

    Ky paralajmërim ka ardhur nga Bledar Berisha.

    Emri i tij u publikua nga ministri Faton Peci si përfitues i 25 mijë eurove grant.

    Ministri e ndërlidhi këtë me pozitën e nënkryetarit të PDK-së që ushtronte babai i tij Enver Berisha.

    Peci me këtë u mundua të tregonte se si përkatësia politike nuk ka ndikuar që të fitojnë grante gjatë mandatit të tij.

    Por, kjo po del se është një shpifje nga ministri. Pasi Bledar Berisha, ish-kandidat për asamble Komunale në Klinë, nuk ka përfituar asnjë cent nga kjo ministri.

    Babai i tij që u përmend në postimin e ministrit Peci, tha për Gazetën Insajderi se ky është skandal.

    Ky është një skandal i paskrupullt, një gënjeshtër e kulluar. Ne do të ushtrojmë padi ndaj ministrit“, tha ai për Insajderin.

    Edhe vetë Bledar Berisha, ka deklaruar se ndaj ministrit do ngritet padi për shpifje publike.

    Ju siguroj me pëgjegjësinë më të lartë morale e profesionale se unë Bledar Enver Berisha as personalisht e as familja ime nuk kemi përfituar asnjëherë ndonjë grant as në nivel lokal e as nacional dhe as që kemi ndonje biznes të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizniseve të Kosovës -ARBK. Nuk do të lejojë që kjo shpifje dhe gënjeshtër publike të kalojë me kaq, ngase ndaj z. Peci do të ngris padi për shpifje publike në Gjykatën Kompetente“, ka thënë ai.

    Postimin ku e përmendi Berishën ministri tashmë e ka hequr, por që falje nuk ka kërkuar.

    Përveç tij, edhe një emër tjetër nga lista që përmendi Peci, ka demantuar ministrin.

    Labinot Berisha, për të cilin ministri tha se vjen nga radhët e LDK-së, deklaroi se se nuk ka asnjë funksion politik.

    “Sonte z.Faton Peci, Ministër me paska përmendur emrin si përfitues me mandat politik nga radhët e LDK-së. Për hirë të opinionit, korrektësisë dhe ruajtjes së integritetit moral dhe familjar. Me vije keq qe duhet të demantoj lajmin për etiketimin me mandat politik, sepse unë nuk kam asnjë funksion publik politik. Dhe për me tepër mandat politik as nuk kisha nga momenti aplikimit, përfitimit dhe implementimit të grantit e deri më sot. Ftojë publikisht dhe vullnetarisht, të gjitha mediat, institucionet, dhe çdo palë, të ketë çasje në dokumentacionin e aplikimit dhe do të bindet që unë e kam fituar këtë grant me meritokraci”, ka shkruar ai.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, më 18.11.2024 kishte publikuar disa emra të anëtarëve të partive politike në Kosovë që sipas tij janë përfitues të skemës së granteve gjatë mandatit të tij.

    “Vazhdojmë të mos e kuptojmë zhurmën andaj një pyetje për zhurmuesit: Ku qëndron shkelja e pretenduar që thoni se ne po e diskriminojmë dikë për shkak të bindjeve politike e në këtë rast, i afërt me akterë të Vetvendosjes? Pse dikush duhet të privojë të afërmit e akterëve të VV-së të përfitojë? Me cilin rregull? Bazuar në cilin ligj?! , kishte deklaruar ai./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark