Mesfushori spanjoll, Pedri Gonzalez, i është kundërpërgjigjur Toni Kroos-it, mesfushorit gjerman, pas ndërhyrjes së këtij të fundit në ndeshjen Gjermani-Spanjë, që rezultoi me dëmtimin e Pedrit.
Pedri ka bërë një postim, duke falënderuar Toni Kroosin për mesazhin që dërgoi pasi ky I fundit njoftoi tërheqjen nga futbolli, shkruan Gazeta Insajderi.
“Faleminderit Toni Kroos për mesazhin. I tillë është futbolli dhe këto janë gjëra që ndodhin. Karriera dhe rekordet tua do të mbesin përgjithmonë”, ka deklaruar Pedri.
“Unë erdha në Gjermani për Euro 2024 dhe do të vazhdojë këtu, deri në fund. Sepse ëndrra, pa dyshim, vazhdon”, ka thënë ndër të tjera mesfushori blaugranas.
Mungesa e Pedrit do të jetë një problem i madh për De La Fuenten i cili tani do duhet ta përgatisë formacionin pa një ‘10’ fals sikurse ishte ai. Megjithatë, në vend të tij pritet të luajë Dani Olmo. /Insajderi.org/