Qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan, për të shënuar Ditën e Vidovdani. Pranë monumentit të Betejës së Kosovës, u zhvillua një ceremoni fetare me një prani të vogël të qytetarëve të komunitetit serb.
Qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan, për të shënuar Ditën e Vidit (Vidovdanit). Pranë monumentit të Betejës së Kosovës, u zhvillua një ceremoni fetare me një prani të vogël të qytetarëve të komunitetit serb.
Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike. Edhe në këtë manifestim, serbët kishin veshur fanella me mbishkrime nacionaliste, ndërsa këndonin këngë nacionaliste:
Rektori i shkollës Teologjike të Prizrenit me seli në Nish, Milutin Timotijeviq, të pranishmëve u bëri thirrje për shtim të natalitetit, njofton RTK.
Lavdi Lazarit, i cili është bërë standard i angazhimit tone, si te angazhohemi si te jetojmë, sepse duhet të jemi ashtu si duhet dhe të jemi më shumë. Nese nënat serbe nuk lindin atëherë edhe ne do të zhdukemi nga këto treva.
Manifestimi përfundoi pa incidente , ndërkaq pelegrinët serbë, u larguan duke brohoritur parulla nacionaliste “Kosova është Serbi”. I pranishëm ishte edhe çifti mbretëror serb Karagjorgjeviq. /Insajderi.com