
Policia e Kosovës ka arrestuar dy pejanët, Remzi Malaj dhe Rinor Malaj- dy ditë pasi Gjykata i liroi me kusht për shkak të një vepre penale që kishin kryer në vitin 2022 duke tentuar t’ia djegin pronën një mërgimtari nga Peja.
Sipas informacioneve që ka siguruar Insajderi- Remzi Malaj dhe Rinor Malaj janë arrestuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Atyre i janë konfiskuar një revole dhe një armë e gjatë.
rinor Malaj kishte postuar në rrjete sociale një fotografi ku shihet një revole dhe para kesh.
Gjykata Themelore e Pejës, të hënën i kishte dënuar veç me kusht Remzi Malaj dhe Rinor Malajt, të cilët në muajin korrik të vitit 2022 tentuan të djegin pronën e një mërgimtari nga Peja duke i shkaktuar rrezik të madh për familjen e tij.
Në vendimin e Gjykatës që posedon Insajderi, thuhet se ky vendim është marr me arsyetimin se të pandehurit kanë pranuar fajësinë dhe kanë kërkuar falje.
Insajderi kishte publikuar edhe pamjet e momentit të zjarr vënies së pronës në Pejë:
Ndërsa i dëmtuari, L.Z kishte rrëfyer për Insajderin në vitin 2022 se si nga konflikti që familja e L.Z kishte me familjen Malaj në Zvicër përfundoi me tentimin për djegien e shtëpisë ku mërgimtari pohon se kjo iu bë në shenjë hakmarrjeje.
“Unë kam pas problem me familjen Malaj në Zvicër, si shenjë hakmarrje familjarët kanë tentu me më djeg më familje”.
/Gazeta Insajderi/