
Dy të dyshuar në Pejë kanë rënë nën prangat e Policisë së Kosovës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim ndaj personit zyrtar”.
Siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e hënë, dy persona kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor teksa po i shqiptonin gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit, shkruan Insajderi.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë / 13.07.2025 – 19:51. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/