Ata filluan të hudhnin karrige në parket duke mos e lejuar mbarëvajtjen e ceremonisë përmbyllëse të ndarjes së çmimeve për dyja skuadrat të cilat pavarësisht se cila ishte kampione apo nënkampione, e bënë këtë edicion të Superligës së Basketbollit një nga më rivalizueset në historinë 16 vjeçare të saj.
U desh të pritej disa minuta që të zbrazej palestra në mënyrë që basketbollistët e Prishtinës të riktheheshin në parket për ta marrë trofeun, të cilin, fundja, edhe e merituan.
Edhe pse viti 2016 u mendua se me inkuadrimin në FIBA nuk do të ndodhin parregullsi të tilla, basketbolli kosovar vazhdon të përcillet me të tilla akte të cilat ia dëmtojnë imazhin jo vetëm Pejës, por edhe basketbollit kosovar. /Insajderi.com