Pejë: Aksident mes tri veturave, gjashtë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Aksident mes tri veturave, gjashtë të lënduar

    Insajderi
    04 May 2025 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë persona kanë pësuar lëndime trupore si shkak i një aksidenti mes tri veturave në fshatin Leshan të Pejës.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të gjashtë viktimat e aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, shkruan Insajderi.

    “Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark