
Policia në Pejë ka njoftuar se një person në Gremnikë të Klinës ka raportuar se dikush ia ka dëmtuar veturën që e kishte të parkuar në oborrin e tij.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë e një fisheku më të cilin dyshohet se është goditur vetura.
Nga hetuesit ёshtё vërejtur se njё aheng nё fshatin Qupevё të Klinёs, nga dyshohej se kishte ardhur predha, ёshtё identifikuar i dyshuari i cili kishtё shtёnё me armё.
Ai është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinë, me datë 31.07.2024, është njoftuar nga ankuesi se në fshatin Gremnikё-Klinё, dikush ia kishte dëmtuar veturën tё cilёn e kishtё tё parkuar ne oborrin e tij.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, nё afёrsi tё automjetit ёshtё gjetur njё predhё e njё fisheku me tё cilёn dyshohej se ёshtё goditur vetura.
Nga hetuesit ёshtё vërejtur se njё aheng nё fshatin Qupevё-Klinё, nga dyshohej se kishte ardhur predha, ёshtё identifikuar i dyshuari i cili kishtё shtёnё me armё dhe nga i njëjti ёshtё sekuestruar:
Njё (1) armё pistoletё cal: 7.65mm
Njё (1) karikator i sё njëjtës armë
Njё (1) gёzhojё
Njё (1) predhё
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.