Pejë: Arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut tё përgjithshëm  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut tё përgjithshëm 

    Insajderi
    01 August 2024 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Pejë ka njoftuar se një person në Gremnikë të Klinës ka raportuar se dikush ia ka dëmtuar veturën që e kishte të parkuar në oborrin e tij.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë e një fisheku më të cilin dyshohet se është goditur vetura.


    Nga hetuesit ёshtё vërejtur se njё aheng nё fshatin Qupevё të Klinёs, nga dyshohej se kishte ardhur predha, ёshtё identifikuar i dyshuari i cili kishtё shtёnё me armё.

    Ai është ndaluar për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinë, me datë 31.07.2024, është njoftuar nga ankuesi se në fshatin Gremnikё-Klinё, dikush ia kishte dëmtuar veturën tё cilёn e kishtё tё parkuar ne oborrin e tij.

    Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, nё afёrsi tё automjetit ёshtё gjetur njё predhё e njё fisheku me tё cilёn dyshohej se ёshtё goditur vetura.

    Nga hetuesit ёshtё vërejtur se njё aheng nё fshatin Qupevё-Klinё, nga dyshohej se kishte ardhur predha, ёshtё identifikuar i dyshuari i cili kishtё shtёnё me armё dhe nga i njëjti ёshtё sekuestruar:

     Njё (1) armё pistoletё cal: 7.65mm

     Njё (1) karikator i sё njëjtës armë

     Njё (1) gёzhojё

     Njё (1) predhё

    I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark