Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Pejë, i cili dyshohet se ka detyruar një femër shqiptare që të ketë marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm.
Siç njofton policia, të dyshuarit i janë gjetur e konsfikuar edhe një armë automatike, nje pistoletë, dy karikatorë me fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe një thikë e shufër metalike.
Me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, njofton policia.
Ky person është vetëm njëri nga 25 personat e arrestuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, policia njofton se janë shënuar 36 aksidente trafiku, prej të cilave 10 me të lënduar./Insajderi.com