Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi nën dyshimin për bashkësi martësore me personin në 16 vjeç.
Në njoftimin e policisë përmes raportit ditor të së dielës thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë.
“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEQ – Pejë / 28.09.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur”, thuhet në njoftim.
I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/