Një burrë në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës gruan dhe dy djemtë e tij se e kanë sulmuar fizikisht atë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, teksa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, shkruan Gazeta Insajderi.
Policia njofton se janë arrestuar që të tre, teksa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/