Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe familjarëve të burrit të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/