Pejë: Raportohet për disa incidente të vogla gjatë procesit të votimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Raportohet për disa incidente të vogla gjatë procesit të votimit

    Insajderi
    09 February 2025 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    Në komunën e Pejës, janë shënuar disa incidente të vogla gjatë procesit të votimit.

    Lajmin për media e ka bërë të ditur zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi u shpreh se ka pasur disa raportime për fotografim të votës, por që janë trajtuar me kohë nga policia dhe nuk janë iniciuar si vepra penale.

    Ai shtoi se zyrtarët policorë janë të angazhuar me kapacitete maksimale dhe se po përkujdesen që ky proces të shkojë mbarë në aspektin e sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark