Pëllumb Bajqinovci zgjedhet kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pëllumb Bajqinovci zgjedhet kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Insajderi
    21 July 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti Pëllumb Bajqinovci i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt të premten.

    Në votim kanë marrë pjesë 26 asamblistë, të cilët kanë votuar për Bajqinovcin.

    Në fjalën e tij kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, tha se ky është fjalimi më i rëndësishëm i tij. Bajqinoci premtoi se do të punojë me të gjithë.

    Pushteti në Prishtinë, LDK-PDK, kanë zgjedhur kryesuesin e ri, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë, vendim ky që është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sipas opozitës në kryeqytet, Kupina vazhdon të jetë kryesues dhe se pushteti po vepron kundërligjshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark