×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Insajderi Video
  • Analiza

    Pëllumb Salillari- Oligarku i famshëm për ryshfet përfiton 16 milionë nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    04 December 2024 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukurës e ka shpërblyer me tender 16 milionësh eurosh oligarkun e famshëm të Edi Ramës.

    Pëllumb Salillari, pronar i firmës Salillari, është shpallur fitues në tenderin për pjesën e fundit të magjistrales Prishtinë-Ferizaj, raporton Insajderi.

    Madje kur u njoftua për përzgjedhjen e kompanisë së këtij oligarku, ministri Liburn Aliu deklaroi se ia kanë shkëputur kontratën një kompanie të papërgjegjshme.

    Por, sa i përgjegjshëm është biznesmeni Salillari?

    Gazetari Parim Olluri ka shpjeguar përmes një video editoriali se oligarku i Edi Ramës është krejtësisht e kundërta e të qenit i përgjegjshëm. Është i famshëm për dhënie ryshfeti. Madje frikësohej shumë se do të futej edhe në Listë të Zezë të SHBA’së për shkak të veprimtarisë së tij korruptive.

    Po ashtu, Qeveria Kurti kishte pranuar edhe oferta më të lira se sa të firmës Salillari. Për 5 milionë euro më pak. Por, ato ishin refuzuar.

    Paratë për këtë tender janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH). Ndërsa aktivitet e prokurimit janë udhëhequr nga një komision I ministrisë së Mjedisit e Infrastrukturës.

    Më shumë detaje se si erdhi deri të shpërblimi 16 milionësh i oligarkut të Edi Ramës, mund të gjeni në këtë video:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark