Vendlindja e Jezu Krishtit ka çelur zyrtarisht sezonin festiv. Qindra njerëz u mblodhën jashtë Kishës së Lindjes në Betlehem për ceremoninë tradicionale të përurimit të pemës gjigante të Krishtlindjeve e për spektaklin e fishekzjarrëve.
Ndriçimi i pemës me drita shumëngjyrëshe u prit me ovacione e duartrokitje
Mijëra turiste dhe pelegrinë të krishtere vijnë në Betlehem me rastin e festës së Krishtlindjeve dhe autoritetet e këtij qyteti e kanë kthyer ceremoninë e ndezjes së dritave në një prej aktiviteteve më të rëndësishëm të vitit.