×
  • Lajme
  • Lajme

    Penadrovski: Hetim të shpejtë për zjarrin në Tetovë, të dëshmojmë se jemi shtet

    Insajderi
    09 September 2021 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas vizitës që i bëri spitalit që u përfshi nga zjarri në Tetovë, tha se prokurori që udhëheq hetimet ka urdhëruar që brenda pesë ditëve të gjithë prokurorët tjerë të përgatisin raport..

    Pendarovski tha se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.

    “Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu”, tha Pendarovski.

    “Festuam 30-vjetorin e pavarësisë, pikërisht në këto raste duhet të dëshmojmë që e meritojmë dhe që jemi shtet me të gjitha nishanet”./alsat m/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark