Pence: Siguria në Korenë Veriore mund të arrihet edhe pa mjete paqësore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pence: Siguria në Korenë Veriore mund të arrihet edhe pa mjete paqësore

    Insajderi
    17 April 2017 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Epokës së durimit strategjik me Penianin i ka ardhur fundi, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, gjatë ndalesës së tij në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.

    Vizita e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë në Korenë e Jugut vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin Korean, me retorika të nxehura si nga ana e Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe nga Veriu komunist.

    Pence mbërriti në Seul pak orë pas testit të dështuar raketor të Penianit. Të hënën, Amerika dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake të forcave të tyre ajrore, për të garantuar, sipas raporteve në media, gatishmërinë e të dyja palëve ndaj çdo kërcënimi të Koresë së izoluar të Veriut.

    Pence, babai i të cilit ka shërbyer në luftën koreane, u shpreh se Amerika kërkon që siguria në Gadishull të arrihet me mjete paqësore dhe negociata, por sqaroi se aktualisht në tryezë janë të hedhura të gjitha opsionet  e mundshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark