Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, në konventën e kësaj partie të mbajtur sonte, ka deklaruar se ndjen krenari dhe përgjegjësi të madhe të përfaqësojë subjektin e krijuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Nën sloganin “Kosova mundet ma mirë”, Hamza u shpreh se është i gatshëm të arrijë rezultate konkrete.
Ai e ka shpalosur edhe programin qeverisës, ku pjesë janë edhe bizneset, kategoritë e dala nga lufta.
“Bizneset e vogla, me qarkullim nën 10 mijë euro, do t’i lirojmë nga tatimi. Do ta eliminojmë tatimin doganor për importimin e veturave elektronik. Deri në 400 euro nuk do të tatohen, ato nga 400 deri në 800 do të tatohen 8% ndërkaq ato deri në 1 mijë euro, 10%”, ka deklaruar Hamza.
Ai tha se “do të rritën pagat në sektorin publik, për 50%. Pensionet do të rriten 50%. Njëjtë si veteranëve të luftës. Pensionistëve nuk do t’iu kushtëzohet ose pensionin e tyre ose të dëshmorit të familjes. Do të marrin edhe pensionin e vet edhe atë të dëshmorit”