Komuna e Skenderajt, ka miratuar një kërkesë të kompanisë “IlEA GROUP”, për t’u pajisur me leje ndërtimore. Ky miratim ka të bëj me ndërtim shtesë, “penthouse”. Opozita në Skenderaj, ka akuzuar Komunën se ka shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore të vitit të kaluar, shkruan Insajderi.
Nuredin Lushtaku, nga lista “Ideal”, ka akuzuar Komunën që udhëhiqet nga Fadil Nura, se kanë shfrytëzuar vërshimet që ndodhen në këtë komunë, për interesa të veta.
Lushtaku tha se është lëshuar leje ndërtimore për “penthause”. Ai tha se kjo leje iu dha kompanisë “ILEAA GROUP”, nën arsyetimin se po i bëjnë zgjidhje banimi qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet.
“Komuna se Skenderajt e shfrytëzojnë fatkeqësinë natyrore të vitit të kaluar për të lëshuar leje ndërtimore për “Pent Hause”! Edhe nga fatkeqësia e qytetarëve përfiton Fadil Nura, duke lëshuar leje për ndërtimin e disa”Pent hauseve”, kompanisë”ILEAA GROUP”, me arsyetimin se po i bëjnë zgjidhje banimi qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet“, tha ai.
Lushtaku në “Facebook”, ka shkruar se lejet e tilla lejohet të lëshohen nga kryetari vetëm për qytetarët të cilëve iu dëmtohen shtëpitë e banimit.
“Leje të tilla lejohet të lëshohen nga kryetari vetëm për qytetarët të cilëve iu dëmtohen shtëpitë e banimit, jo të lëshohen leje për mbindërtim të Operatorëve Ekonomik, në këtë rast për Pent Hause mbi 150 m2, të cilat shfrytëzohen nga oligarkët e pushtetit për ta shikuar qytetin në çdo cep. A thua kjo kompani do t’ia dhuroj qytetarëve këto “Penthause” apo do ti dhuroj për ndonjërin nga udhëheqësit e komunës“, u shpreh ai.
Sipas tij ky penthouse do të shfrytëzohet nga oligarkët e pushtetit.
“Kryetari i një komune nuk ka fare të drejtë të lëshojë leje për ndërtime, sepse është Drejtoria e Urbanizmit e cila merret me këto punë, mirëpo personi në fjalë nga dëshira apo presioni lëshon leje për “Pent Hause”, në kundërshtim me Planin urbanistik dhe Hartën Zonale. Ky nuk është rasti i vetem i këtyre mbindertimeve, kemi edhe raste tjera nepër zona tjera të qytetit, të cilat do ti publikojmë dhe adresojmë tek organet e drejtësisë. I bëj thirrje Krimeve Ekonomike, Prokurorisë dhe të gjitha organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast te dyshimtë korruptiv të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Fadil Nura në bashkëpunim me kompaninë “ILEAA GROUP”“, përfundoi ai.