Manchester City arriti ta mposht Nottingham Forestin me rezultatin 0:2 në udhëtim në kuadër të Premierligës.
Golat e fitores u realizuan nga Josko Gvardiol dhe Erling Haaland.
Me këtë fitore, City i është afruar në një pikë Arsenalit që është lider, por skuadra nga Manchesteri ka një ndeshje më pak të luajtur, shkruan Express.
I pyetur për shanset e Cityt për të fituar Premier Ligën, Guardiola u tha gazetarëve:
“Është larg. Më bëni këtë pyetje kur të jemi në krye të ligës dhe kemi një ndeshje të mbetur. Por me katër ndeshje të mbetura është sikur ne duhet të ngjitemi në një mal të madh. Është në duart tona”, tha Guardiola.
Arsenali ishte rival i Cityt edhe sezonin e kaluar, por u dorëzua në fund, por Guardiola mendon se ata nuk do të humbasin asnjë ndeshje më deri në fund.
“Ne preferojmë që ata humbasin, por ne nuk mund ta kontrollojmë atë që bëjnë. Ata po luajnë shumë mirë dhe po, kanë mbetur edhe katër ndeshje. Unë mendoj se ata nuk do të humbasin asnjë pikë dhe ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë”, përfundoi trajneri spanjoll.
Ndeshja e radhës për Manchester Cityn në Premierligë do të jetë ajo me Wolverhamptonin të shtunën.