×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për 10 muaj bankat fituan 65 milionë euro

    Insajderi
    28 December 2016 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti të gjitha bankat komerciale në vend kanë krijuar profit neto prej 65 milionë eurosh. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak profiti i bankave është më i vogël për 10.6 milionë euro

    Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit tetor të këtij viti të hyrat e bankave në Kosovë kanë qenë 193.5 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak të hyrat e gjithë bankave në Kosovë kanë qenë 198.8 milionë euro.

    Sivjet shpenzimet e bankave kanë qenë 128.5 milionë euro, ku nga kjo shumë 15.2 milionë euro janë shpenzime të interesit, derisa pjesa tjetër janë shpenzime gjenerale administrative e derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak shpenzimet e bankave kanë qenë 123.3 milionë euro, ku nga kjo shumë 19.4 milionë euro kanë qenë shpenzime të interesit, derisa pjesa tjetër prej shpenzime gjenerale dhe administrative, shkruan Zëri.

    Gjatë muajit tetor të këtij viti norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,3 për qind, derisa në tetor të vitit 2015 norma mesatare e interesit në kredi ka qenë 8,2 për qind. E në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita në tetor të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të BQK-së ka qenë 0,9 %, po aq ka qenë edhe në tetor të vitit 2015.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark