
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka replikuar kryeministrit, Albin Kurti pas përfundimit të fjalimit të tij.
Sipas Krasniqit Kurti e ka përmbysur karrierën e tij politike me takimin e fundit në Bruksel, shkruan Insajderi.
Tutje ai është shprehur se kryeministri ka pranuar “Zajednicën”.
“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel. Na e dimë me 21 tetor e ke pas pesëshen ktu. Është për t’u vlerësuar angazhimi i partnerëve. Të kemi thënë koordinohu me amerikanët. Ta kanë pru propozimin për Zajednicën, ti e ke pranuar. Kur thua hajde ta nënshkruajmë, e ke bo një gabim amator që s’e bon askush. Me i thanë ndërkombëtarëve me e nënshkruar draftin me Serbinë, është anormale. Është me pranuar Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me e nënshkrua draftin që e miraton Qeveria e që e Gjykon Kushtetuesja”, tha ai përcjell Insajderi.