Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq nuk e ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicën e Veriut. Si shenjë revolte ai është dëgjuar duke i fishkëlluar Kurtit, si rrjedhojë ai është shoqëruar në stacionin e policisë.
Detaje për Insajderin ka dhënë Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili konfirmoi arrestimin e tij dhe të një personi tjetër.
Sipas tij, dyshja u arrestuan për prishje të rendit dhe qetësisë.
“E kemi shoqëru atë dhe një person tjetër në stacion për prishje të rendit dhe qetësisë publike si dhe bezdisje”, tha Elshani.
Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin, Elbert Krasniqin kanë vendosur sot gur-themelin e stacionit të ri të policisë në Leshak.
Pas kësaj ngjarjeje, Kurti dhe Sveçla nuk janë deklaruar.
/Insajderi