Për çfarë akuzohet motra e Isa Xhemajlajt, e shkarkuar nga Lladrovci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për çfarë akuzohet motra e Isa Xhemajlajt, e shkarkuar nga Lladrovci

    Insajderi
    16 January 2017 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është edhe motra e kundërshtarit të Lladrovcit në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, Isa Xhemajlaj, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për nevojat e Zjarrfikësve në Drenas.

    Rasti për të cilin akuzohet drejtoresha e Komunës së Drenasit, bashkë edhe me dy zyrtarë të tjerë dhe një person me biznes privat, është blerja e një kamioni në shumën 110.000 që shërben për fikjen e zjarrit, por që i njëjti, sipas prokurorisë “nuk i plotëson kriteret sipas kontratës dhe se pagesa për këtë kamion ishte bërë para se të bëhet pranimi teknik i mallit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik”.

    Në një prononcim për Klan Kosovën gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, Xhemajlaj-Thaçi ka thënë se ndihet e pafajshme.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vendosur që të shkarkojë sot katër drejtorë të drejtorive të ndryshme në këtë komunë që kanë aktakuza të ngritura për çështje të ndryshme.

    Sipas një njoftimi për media, thuhet se kryetari Lladrovci nuk ia ka vazhduar kontratën  e punës drejtorëve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë. /Insajderi.com

    Lladrovci shkarkon dy drejtorë përfshirë edhe motrën e Isa Xhemajlajt


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark