Imami Leonard Çela tha se muaji i Ramazanit privon besimtarët jo vetëm nga ushqyerja, por dhe nga fjalët e veprimet e këqija.
Ai tha për Euronews Albania se ky muaj shërben që njerëzit të jenë më të përulur dhe të kenë më shumë durim.
“Në Islam në fakt ne kemi një parim që është shumë thelbësor, shumë mësimdhënës ku këshillohet që njeriu nuk duhet të shikojë vetëm lart, por duhet të shikojë edhe poshtë tij, për vetë faktin se kur njeriu shikon vetëm lart te njerëzit që ndoshta kanë më shumë se ai, ai ndoshta do të jetë mosmirënjohës për begatitë që ai posedon,” – u shpreh imami.
Çela solli si shembull çeljen e iftarit. Nëse ke sakrifikuar gjithë ditën pa bukë dhe ujë, dhe në mbrëmje nuk ke asgjë për të ngrënë, kjo do na mësojë t’i gjendemi pranë nevojtarëve, ndërsa nëse do të kemi ushqim në tryezë kjo do të na mësojë të jemi falënderues.