Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela Merkel në Tiranë, kryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.
Rama gjatë fjalimit përdori dhe diza doza humori karakteristike të tij duke shigjetuara kancelaren. merke iu përgjigj Ramës se: Për humorin mbase do të duhet që të thelloheshim, për diellin jam dakord. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë të mira dhe mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë.
“Për humorin mbase do të duhet që të thelloheshim, për diellin jam dakord. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë të mira dhe mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Uroj Shqipërinë për përpjekjet që kanë marrë për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Në kuadër të drekës kam patur kënaqësinë që prej vitit 2014 të inicioj një proces që ka rezultuar një bimë… Unë përshëndes në mënyrë shprehimore edhe projektin e tregut të marrëveshjes rajonale me 4 marrëveshje. Jo të gjithë janë bashkuar, të tjerë mendohen nëse do t’i bashkohen. Sa më shumë të bashkëpunojnë është mirë. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE”, tha Merkel.