“Për djemtë tanë”, fituesin e Nobelit për Paqe e gjuajnë me ngjyrë në Moskë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Për djemtë tanë”, fituesin e Nobelit për Paqe e gjuajnë me ngjyrë në Moskë

    Insajderi
    08 April 2022 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, i cili është kryeredaktor i një gazete të pavarur ruse, është sulmuar me ngjyrë të kuqe derisa po udhëtonte me tren.

    Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës hulumtuese “Novaya Gazeta”, ka thënë se persona të paidentifikuar i hodhën ngjyrë mbi të dhe mbi gjërat që kishte me vete. Ai ishte duke shkuar nga Moska në qytetin e Samaras.

    Muratov, i cili vitin e kaluar fitoi Çmimin Nobel për Paqen për mbrojtjen e fjalës së lirë në Rusi, tha për CNN në fillim të kësaj jave se gjysma e popullsisë së vendit ishte kundër luftës në Ukrainë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

    Në një postim në Telegram të enjten, Muratov tha: “Ata derdhën bojë vaji me aceton. Më dogjën sytë tmerrësisht. Treni Moskë-Samara. Erë vaji gjithandej. Nisja tashmë është vonuar për 30 minuta. Unë do të përpiqem të lahem. (Sulmuesi) bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë””.

    Një zëdhënëse e gazetës i tha CNN-it se sytë e Muratov  “duken të jenë në gjendje të mirë”.

    Muajin e kaluar, Muratov tha se do ta vë në ankand çmimin e tij për të siguruar fonde për refugjatët ukrainas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark