Nëse do të zgjidhej president do të eliminonte 70 për qind të rregullave federale. Premtimin e tij të radhës kandidati republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e bëri nga Nju Hampshirë. Ai fajësoi rregullat aktuale për rrënimin e bizneseve.
“Ne do t’i reduktojmë në mënyrë drastike rregullat. Mund të them deri në 70 për qind. Pasi rregullat aktuale për pengojnë rritjen e bizneseve”, tha Trump.
Te vetmet rregulla që do të shpëtonte ai, do të ishin ato për ambientin dhe sigurinë. Deklarata e tij erdhi pasi një këshilltar i Trumpit, Anthony Scaramucci, financiar i Ëall Street-iti që ka mbledhur para për manjatin e pasurive të paluajtshme tha se ai do të eliminonte 10 përqind të rregullave aktuale.
Sipas tij republikani synon të ndryshojë disa reforma të kaluara në sistemet bankare, duke hequr pjesët anti-biznesit. Biznesmeni Nju Jorkez ka përmendur veçanërisht industrinë e energjisë si një sektor që do të prekej nga politika e reduktimeve.