“Për Drenasin Kampion” – Lladrovci shpall garën me subjekt të ri në zgjedhjet lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për Drenasin Kampion” – Lladrovci shpall garën me subjekt të ri në zgjedhjet lokale

    Insajderi
    30 July 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zhvillimeve të fundit në kryesinë e PDK’së, Ramiz Lladrovci, kryetar aktual i komunës së Drenasit dhe një nga figurat më të njohura të PDK-së në këtë komunë, ka njoftuar krijimin e një subjekti të ri politik me emrin “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

    “Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Paralajmërimet e hershme për rezultatet e votimit nga disa krerë të lartë të PDK-së, Mungesën e përgjegjësisë dhe integritetit në vendimmarrje, lidhur me të ardhmen e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së në Drenas, Mungesa e vendimit të drejtë dhe të arsyeshëm lidhur me nominimin e kandidaturës për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Drenas”.

    Subjekti i ri do të garojë vetëm në zgjedhjet lokale për kryetar dhe asamble komunale, me qëllim mbrojtjen e interesit qytetar dhe qeverisjen e mirë lokale pa korrupsion dhe ndikime të jashtme.

    “Subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm. Subjekti i ri quhet: PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN PDKRLI”, shkruan Lladrovci.

    Lladrovci fton të gjithë qytetarët dhe simpatizantët që e duan Drenasin me një qeverisje të pastër dhe të përgjegjshme, të bashkohen dhe mbështesin këtë iniciativë.

    “Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit. Bashkë, vazhdojmë, +4. PDKRLl”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark