"Për fajin e Qeverisë Kurti, kosovarët humbën qindra miliona euro nga sanksionet e BE'së" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për fajin e Qeverisë Kurti, kosovarët humbën qindra miliona euro nga sanksionet e BE’së”

    Insajderi
    23 December 2024 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka bërë një reagim të shkurtër pas lajmit për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti për pensionistët dhe fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

    Hamiti, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka fajësuar qeverisjen aktuale për bllokimin e qindra milionë eurove si shkak i sanksioneve të BE’së ndaj Kosovës, shkruan Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Qytetarët e Kosovës kanë humbur qindra milionë euro për shkak të sanksioneve të BE-së tash e 18 muaj për fajin e Qeverisë së Albin Kurtit“, ka shkruar shkurtimisht Hamiti.

    Së fundmi në raportin e konkluzioneve të Këshillit Evropian është thënë se kushti i vetëm për largimin e masave është de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark