Për herë të parë, gjyqtarët kosovarë do ta drejtojnë një ndeshje “play-off”-i të Ligës së Konferencës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Për herë të parë, gjyqtarët kosovarë do ta drejtojnë një ndeshje “play-off”-i të Ligës së Konferencës

    Insajderi
    20 August 2025 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë, UEFA ka deleguar gjyqtarë të futbollit nga Kosova për ta drejtuar një ndeshje në fazën e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

    Do të jetë Genc Nuza, ai, i cili do ta mbajë bilbilin në ndeshjen Strasbourg (Francë) – Brøndby (Danimarkë), që do të zhvillohet nesër mbrëma nga ora 20:00 në “Stade de la Meinau” në Strasbourg.

    Nuza në këtë ndeshje do të asistohet nga Bujar Selimaj e Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.

    E pesëshen kosovare në rolin e VAR-it do ta kompletojë Dardan Çaka.

    “Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme dëshmon për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite, si dhe për besimin që UEFA ka në drejtësinë e ndarë prej tyre. FFK është e bindur se ata do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin tonë në arenën evropiane”, thuhet në njoftimi ne FFK-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark