Për herë të parë në QKUK realizohen procedura të reja për pacientët me aritmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë në QKUK realizohen procedura të reja për pacientët me aritmi

    Insajderi
    12 December 2021 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Klinike Universitate e Kosovës për herë të parë ka realizuar procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion.

    Sipas njoftimit të SHSKUK-së, kjo procedurë hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.

    Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Suksesi i radhës në QKUK

    Për herë të parë realizohet procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion. Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloj për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion. Kjo procedurë e rëndësishme intervente me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit tonë të specializuar hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.Janë punuar gjithsejt 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (WPW).Rastet janë punuar nga specialistët tonë të fushës dr.Edmond Haliti dhe dr.Xhevdet Krasniqi, nën mbikqyrje (proktorship) nga eksperti i jashtëm Prof.Vassil Traykov nga Bullgaria, si dhe me përkrahjen e çmuar të menaxhmentit dhe angazhimin maksimal të stafit infermieror të shērbimit përkatës.Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark