×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë qytetarët detyrohen të paguajnë biletë për Festën e Birrës në Korçë

    Insajderi
    12 August 2021 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festa e birrës në Korçë, një event 15-vjeçar, ka krijuar tashmë traditë të mrekullueshme të festimit dhe bashkimit. Mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme dhe turistë të huaj bashkohen në Korçë për t’u argëtuar me muzikë, birrë të të gjitha llojeve dhe ushqim tradicional.

    Në të gjitha netët e festës ka pasur koncerte nga këngëtarët më me emër shqiptarë e të huaj, ku mijëra pjesëmarrës kanë kënduar e kanë kërcyer gjatë gjithë natës. Koncertet gjithmonë kanë qenë në sheshe të hapura dhe pjesëmarrja ka qenë e lire.

    Por sivjet sikur të mos mjaftonte debati për praninë e Goran Bregoviç, koncerti i tij bëhet me pagesë. Bashkia e Korçës ka vendosur që artisti dhe banda e tij të këndojnë në skenën e ngritur te Terminali i Autobusëve dhe për ta ndjekur atë duhet të sigurosh biletën 1000 lekë. Në 5 net të festës, është i vetmi koncert për të cilin duhet të paguash.

    Bashkia e qytetit, organizatore e këtij eventi përmasat e të cilit e kanë kaluar Shqipërinë, duhet të kishte parashikuar nevojat për burime financiare me qëllim përballimin e plotë shpenzimeve dhe të shtrinte këmbët sa ka jorganin, jo t’i kërkojë këto para nga publiku. E nëse vendos ta bëjë këtë, atëherë pse zgjedh vetëm një nga koncertet?

    Nëse Bashkia e Korçës dëshiron të bëjë organizime të tilla, si koncerte, teatro apo shfaqje të tjera me pagesë, ato mund të bëhen jashtë kontekstit të Ftesës së Birrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark