Për Insajderin flet babai i të arrestuarit për ryshfet: Arrestimi, inskenim me prapaskena - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Për Insajderin flet babai i të arrestuarit për ryshfet: Arrestimi, inskenim me prapaskena

    Insajderi
    11 January 2022 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të zyrtarit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leotrim Gashi, për ryshfet.

    Babai i tij Azem Gashi është kontaktuar nga Gazeta Insajderi për rastin në fjalë dhe ku sipas tij ky rast është inskenim.

    Ai tha se si familje nuk kanë pasur probleme të tilla dhe rasti e ka shqetësuar shumë

    “Skam koment, me thënë të drejtën dyshoj në parapaskena në këtë mesele, se djali jem është muzikant i njohur dhe asnjë telashe se kemi pas, por, spe di, është inskenim. Me shku mu burgos vetëm ai, e ai tjetri që ka dhan jo, spe kuptoj”, tha ai për Insajderin

    Ndër të tjera ai tha se pret që organet e drejtësisë të zgjidhin këtë problem.

    “Unë jam shqetësu nga rasti sepse jemi në një familje që e kemi sha këtë pjesë e kjo është e rëndë, po shpresojmë që organet e drejtësisë zgjidhin problemin.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark