“Për interpretime abstrakte kaloni te faqja e Enver Hasanit” – vazhdojnë thumbimet mes Kryeziut dhe Hasanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për interpretime abstrakte kaloni te faqja e Enver Hasanit” – vazhdojnë thumbimet mes Kryeziut dhe Hasanit

    Insajderi
    08 August 2025 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debatet në distancë mes ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, Kadri Kryeziu, kanë vazhduar edhe sot, pas aktvendimit të këtij institucioni për konstituimin e Kuvendit.

    Në një faqe online, Kryeziu i është përgjigjur një komenti me fjalët: “Për interpretime abstrakte kaloni te faqja e Enver Hasanit.”

    Ndërkaq, komenti ndaj të cilit ish-gjyqtari Kryeziu reagoi, kishte këtë përmbajtje:

    “Askund në Kushtetutë nuk shkruan as 30 ditë, e as 3 herë. Por ju, si ish-gjyqtar i saj, të paktën do të duhej ta dinit që interpretimet bëhen në frymën e Kushtetutës. 3 herë – kjo mund të bazohej dhe të dilte nga fryma e Kushtetutës, sikur në rastin e zgjedhjes së presidentit. Sidoqoftë, ju po bëni analiza sipas qejfeve të Kurtit dhe Osmanit, sepse nën sqetullën e njërës do të përfundoni.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark