“Për ju kushtetuta është biletë autobusi",“axhamive s’iu bie kurrë si duhet”-Komentuesit tallen keq me VV-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

     “Për ju kushtetuta është biletë autobusi”,“axhamive s’iu bie kurrë si duhet”-Komentuesit tallen keq me VV-në

    Insajderi
    08 August 2025 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hekuran Murati, edhe pse ministër në detyrë i Financave, e ka marrë bajrakun e interpretimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

    Njëjtë ndodhi edhe sot, duke nisur sulmin ndaj kësja gjykate.

    Megjithatë, një koment mori vëmendje.

    Komenti:

    O minister deputet cili do qe je, FAKTI qe fakulteti ekonomik dhe juridik jane ne nje objekt, nuk dmth me dal me intepretu ti si ekonomist kushtetuten.

    Komente pati edhe në profilin e Vetëvendosjes në Facebook.

    Disa kanë komentuar si “ju s’e keni njohur prej 2013 që ka gjykatë, populli do zgjidhje se vendi është në kopals, hajde bëje zgjidhjen, nëse s’e bën, leri të tjerët.

    Një tjetër komentues tha se “kapja e shtetit përfundoi shoku, flet se s’të pyet më njeri”.

    E në kumtesën kundërshtuese të Kurtit, një komentues tha se “për ju kushtetuta është biletë autobusi, teksa një tjetër tha se “axhamive s’iu bie kurrë si duhet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark