Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar në veçanti nga AAK-ja, por komisioni qeveritar qëndron pranë fakteve se vija kufitare është aty ku është nënshkruar në marrëveshjen e Vjenës.
Mustafa në Kuvendin e Punës së LDK-së, theksoi se Kosova është ballafaquar me përdorin të dhunës në institucionet publike dhe private, raporton KP.
Kryeministri u ndal edhe te reformimi i Qeverisë, duke thënë se do të bëhet në përputhje me performancën.
“Nuk kemi pasur ndonjë rast të korrupsionit. Kërkoj që në të ardhmen, interesat e LDK-së të vendosen dhe t’i keni para ambicieve personale”, tha ai. /Insajderi.com