Siç dëgjohet në një video Latifi u tregua goxha i ashpër, teksa debatonte me njërin prej asamblistëve.
Madje, Latifi çuditi paksa. Ai shtoi se di edhe shantazh. Për të vazhduar më pas se punon me të gjitha mjetet e lejueshme.
Sikur nuk mjaftoi, i pari i kryeqendrës së Bujqësisë, pohoi se këto mjete, sipas tij “të lejueshme” i përdor kur e detyrojnë.
“Është mandat i yti. Çka p’i nguc njerëzit? Hyn në PDK, ke të drejtë, ose ky Afrimi le të hyn në LDK. Ka të drejtë. Eh! Çka p’i nguc njerëzit?! A t’ka mbet ty me ju mbajtë ligjerata njerëzve që ndërrojnë qëndrim a? Mos i fyej! Se për kësi sende, qoftëse don shantazh, di me bë edhe shantazh. A di, qysh dush, me tana mjetet e lejueshme, une di m’i përdor, po nuk i përdori. A e di kur i përdori? Vetëm kur më detyron, ti ose najkush tjetër”, tha fjalëpërfjalshëm ai.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme nga minuta: 1:35:20 – 1:35:51