Për nëntë muaj Kuvendi shpenzoi mbi 4 milionë euro për paga e mëditje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Për nëntë muaj Kuvendi shpenzoi mbi 4 milionë euro për paga e mëditje

    Insajderi
    07 December 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se shpenzimet e Kuvendit për nëntëmujorin e këtij vitin kapin shifrën e mbi 5 milionë euro ose 55 për qind të buxhetit të përgjithshëm.

    Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Krasniqi tha se për paga dhe shtesa janë shpenzuar 67 për qind e buxhetit ose më shumë se 4.6 milionë euro.

    “Shpenzimet për nëntëmujorin e vitit 2022 për katër programet e lartcekura janë: 5.409.389,92 €, ose 55.92% e buxhetit vjetor dhe atë si vijon: Paga dhe shtesa shuma prej 4,677,839€ ose 67.73% e buxhetit vjetor; Mallra dhe shërbime 589,662.25€ ose 32.45 e buxhetit vjetor; Shpenzime komunale 130,898.19€ ose 65.45% e buxhetit vjetor; Subvencionet dhe transferet 9,780.44 ose 13.97% e buxhetit vjetor, dhe Shpenzimet kapitale 1,210€ ose 0.18% e buxhetit vjetor.

    “Aktualisht jemi ne pritje të raportit të Komisionit të pranimit për projektin Krijimi i Qendrës së të Dhënave me një pagesë rreth 150,000€, ndërsa projekti i pajisjeve të sallës plenare do të deklarohet si kursim dhe se do te jete e nevojshme që të buxhetohet edhe në vitin e ardhshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark