“Për një grusht votash, nuk e ka seriozisht" Olluri thotë se VV po e përdor politikisht mos-certifikimin e Listës Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për një grusht votash, nuk e ka seriozisht” Olluri thotë se VV po e përdor politikisht mos-certifikimin e Listës Serbe

    Insajderi
    23 December 2024 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka seriozisht ndalimin e Listës Serbe.

    Kjo deklaratë e Ollurit në “Pressing”, të T7, vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Olluri ka thënë se “VV-ja këtë e ka për një grusht votash”.

    “Vetëvendosja nuk e ka qëllimin me ndalu Listën Serbe, ka qëllim tjetër, një javë ose dy me shfytëzu politikisht, e ka sa për një grup votash”, ka thënë ai.

    Sipas tij, sikur VV-ja ta kishte seriozisht do të sillej ndryshe ndaj Listës Serbe, e jo vetëm tash në prag të zgjedhjeve.

    “Tash pak para zgjedhjeve e kanë zbulu një detaj që mundet një javë apo dy me i ndihmu, e tash del Sami Kurteshi e merr bajrakun e na tregon qysh duhet me ru shtetin e Kosovës”.

    “Dy herë pas Banjskës i lejuan deputetët e Listës Serbe dy herë me i marrë mjetet, duke u lajmëruar një herë në muaj, herën e fundit, meqë po shkojmë ka zgjedhjeve ia qitën shpinën ja smundeni me hy këtu se jeni me terrorista”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark