
Komuna e Prishtinës, për një muaj ka paguar afro 2 milionë euro tek përmbaruesit.
Sipas listës se raportit mujor të hartuar nga Drejtoria e Financave, Komunës i shkuan miliona për vendime gjyqësore.
Sa u paguan nga secili sektor?
Në rubrikën mallra shërbime nga administrata për vendime gjyqësore 89,825.09 euro.
Nga Inspeksioni u paguan 14,000.00.
Nga sektori i Bujqësisë: 4,728.00.
Nga Drejtoria e Parqeve për vendime gjyqësore u dhanë 42,000.00.
Nga shërbime kulturore mbi 13 mijë euro.
Nga shëndetësia 305,795.6.
Nga raporti mujor vihen re edhe shpenzime të tjera.
Komuna e Përparim Ramës për një muaj pagoi 52 mijë euro për konsulenca
Sipas raportit mujor të Drejtorisë së Financave, Komuna për një muaj komuna ka paguar 52 mijë euro, shkruan Insajderi.
“Shërbimet e veçanta konsulente”, është përkatësisht rubrika ku në muajin qershor u dhanë 52,329.19.
Sipas kësaj listë 47 mijë euro shkuan për shërbime kontraktuese të tjera.
Ndërsa edhe mirëmbajtja e teknologjive informative, Komunës i ka marrë një shumë të madhe.
Komuna aty ka shpenzuar mbi 19 mijë euro për një muaj.
Lista e plotë: